E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Korçë/ Përplasen dy makina, njëra prej tyre del nga rruga dhe përfundon tek pema

Një aksident është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në unazën e Korçës, në afërsi të stadiumit “Skënderbeu”.

Paraprakisht mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Njëra prej mjeteve, ka dalë më pas nga rruga dhe është përplasur me pemën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›