E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Korçë, një person i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga një mjet teksa lëvizte me një skurter.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit ka qenë duke u parkuar kur i riu që lëvizte me skurter papritur ka lëvizur shumë pranë mjetit.

Ka qënë i riu që lëvizte me skurter ai që është përplasur me mjetin në momentin e fundit të parkimit. Nga përplasja, i riu ka pësuar fraktura dhe ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë  mjekësore.

Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›