VIDEO/ Me kalë dhe bukë me vete, momente pikante nga protesta e opozitës

Protesta kombëtare e opozitës e cila ka nisur në orën 17:00 të ditës së sotme, ka sjellë bllokimin e disa prej akseve rruore në vend, ku trafiku është paralizuar.
Ndërkohë që kjo protestë ka sjellë edhe momentet e saj pikante siç ëhstë ajho e një qytetari i cili ka dalë në rrugë bashkë me kalin dhe i veshur me veshje kombëtare, dhe një tjetër qytetar i ulur këmbëklryq në rrugë me bukë me vete.
Kujtojmë që të blliokuara mbeten ish- Sheshit Shqiponja, ku të pranishme janë degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që ndodhen në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.
Pika e dytë e bllokuar është rrethrrotullimi Milot, ku janë të vendosur deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.
Tek rrethrrotullimi Shkozet, janë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.
Në rrethrrotullimin e Bradasheshit janë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.
Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;
Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj”./vizionplus.tv