E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Krujë, makina merr përpara kopenë me dele

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës pranë fshatit Borizanë, ku një automjet ka shtypur një tufë me bagëti.

Çobani nga Borizana me tufën e deleve po kthehej nga kullota duke kaluar në rrugën nacionale.

Nga përplasja kanë ngordhur 21 krerë bagëti, të cilat janë groposur.

Drejtuesi dhe çobani janë shoqëruar në polici./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›