E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Kukës-Tiranë, vdes 15 vjeçari

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin e rrugës Tiranë - Kukës. Një 15 vjeçar, drejtues automjeti është përplasur me një tjetër duke mbetur i vdekur në vend. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe një shtetas turk.

Në aksident janë përfshire dy automjete, njëri tip Volsvagen golf me targa të Kukësit që drejtohej nga shtetasi Platin Nezir Mehmeti 15 vjeç, i cili është përplasur me një automjet tjeter tip Benz me targa të kryeqytetit që drejtohej nga shtetasi turk Ali Galip Oster 34 vjeç.

Shpejtësia e madhe e automjetit që drejtohej nga 15-vjeçari Mehmeti ka shkaktuar devijimin e automjetit në njerën prej kthesave të autostrades duke dale ne korsin e kundert dhe perpasoje eshte perplasur me automjetin tjeter.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›