E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë/ Drejtuesja humb drejtimin e mjetit dhe përplaset me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën dytësore Lezhë-Rrile.

Një automjet i cili drejtohej nga një femër ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën në anë të rrugës duke mbetur i përmbysur.

Për pasojë drejtuesja ka marrë palgë të lehta dhe është dërguar në spital për ndihmën mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›