E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë/ Përplasen dy motorçikleta, dërgohet te Trauma një nga drejtuesit

Një aksident ka ndodhur në një rrugë dytësore në fshatin Dragushë të Lezhës, ku dy motorçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një nga drejtuesit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›