E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Libofshë/ Makina përplas burrin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur në fshatin Agim në Libofshë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një shtetas që udhëtonte me motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motocikletës ka përfunduar i plagosur në tokë ndërsa automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në ndihmë të të plagosurit kanë ardhur kalimtar të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që pas përplasjes nuk ndaloi.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në fshatin Agim, Fier, një automjet ende i paidentifikuar, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. B., 60 vjeç, banues në Libofshë, dhe është larguar.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›