Aksident në Librazhd, plagosen 4 persona, 2 prej tyre të mitur

Një aksident është regjistruar këtë të hënë (31 korrik) në Librazhd, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve të mitur.
Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti është regjistruar në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në fshatin Qukës, ku automjeti me drejtues personin me inicialet R. P. është përplasur me një kamion me drejtues personin me inicialet G. A.
Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur 4 persona. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/rtsh.al/