E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lushnjë, “Benz”-i përplaset me furgonin, plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin nacional Fier Shegan- Pushimi i Shoferit, në kryqëzimin e fshatit Toshkëz në Lushnjë, ku janë përplasur një automjet tip “Benz” dhe një furgon.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve nga spitali, i lënduari, një person i moshuar, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas përplasjes, furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe menaxhimin e trafikut në zonë.

Aksi Fier–Shegan Pushimi i Shoferit është një nga segmentet me qarkullim të lartë të automjeteve dhe një aks problematik sa i përket sigurisë rrugore.
Fluksi i shtuar i lëvizjeve gjatë kësaj periudhe, veçanërisht për shkak të ardhjes së emigrantëve dhe rritjes së qarkullimit në sezonin veror, ka sjellë edhe shtim të rasteve të aksidenteve rrugore në disa akse të vendit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›