E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lushnje, makina përplaset me murin dhe përmbyset në rrugë. Plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Plykut, në bypass-in e autostradës në Lushnje.

Një automjet tip “Ford” është përplasur me murin rrethues të një biznesi në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, është rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi, ndërsa më pas automjeti ka përfunduar i përmbysur në njërën anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po dokumenton aksidentin dhe po menaxhon qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, grupi i Policisë Shkencore po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me objektet në anë të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›