E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Marok, vdesin 16 anëtarë të gardës mbretërore

RABAT - Gjashtëmbëdhjetë anëtarë të Gardës Mbretërore të Marokut vdiqën dhe 42 të tjerë u plagosën gjatë një aksidenti rrugor pranë provincës Al-Hoceima, në veri të Marokut, ku ata po drejtoheshin për përgatitjen e një vizite të mbretit Mohammed VI, njoftoi një burim spitalor.

"Automjeti ra në një luginë të thellë 200 metra, gjatë rrugës nga lokaliteti i Tetouanit në Al-Hoceima", cituan më tej burimet spitalore.

"Mbreti pritet të vizitojë këtë rajon gjatë 24 orëve të ardhshme", u shpreh një zyrtar lokal i provincës Al-Hoceima. Mbreti do të drejtojë sot në Rabat ceremoninë e përvitshme të besnikërisë që korrespondon me përvjetorin e 14-të të ngjitjes së tij në fron.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›