Evi Reçi: Flori, bashkëpunëtori që do ta donin të gjithë
TIRANE - Evi Reçi bën pjesë në grupin e këngëtareve që nuk zhvishen, nuk ekspozojnë format seksi, por ajo është po aq e dashur dhe e pëlqyer nga publiku. Ndoshta dhe më shumë… Të gjithë e “përqafuan” këngëtaren e re që prej duetit me Flori Mumajesin “I ngjan asaj”, dhe e deshën akoma më fort pas këngës “Dhe jemi të dy”! E thjeshtë, e bukur dhe me një zë të ëmbël, kaq mjaftoi që kur Evi të kthehej këtë verë me një këngë të re, sërish të zinte vend në zemrat e dëgjuesve. Me të drejtë këngëtarja rrëfen se kënga “Si limonatë”, ka freskuar publikun. Edhe ky hit i fundit mban firmën e Flori Mumajesit, të cilin ajo thotë se e ka si vëlla. Po si është jeta e këngëtares? Ku punon dhe këndon ajo? Po pushimet ku do i kalojë? Përgjigjet mund t’i zbuloni në këtë intervistë të freskët “Si limonatë”.
Ku po i kalon pushimet këtë verë, dhe me kë?
Për momentin do kaloj ca ditë pushime Castiglioncello bashkë me shoqërinë në rivieren toskane. Më pas do të vij në Shqipëri për koncerte dhe për ca ditë pushime në jug.
Si është pritur kënga “Si limonatë”? Çfarë përshtypjesh të kanë dhënë njerëzit?
Kjo këngë ka “freskuar” shumë publikun! Ky freskimi ka dy sense: Një sepse është këngë verore dhe e freskët. Dy, sepse kisha gati një vit që po punoja për të vendosur për këtë këngë dhe i mungova pak si shumë publikut.
Na trego pak më shumë për këtë këngë... Ideja e kujt ishte, teksti, muzika, videoklipi?
Kënga është një prodhim i ‘Threedots Production’. Muzika nga Flori Mumajesi dhe teksti nga Endrit Mumajesi. Klipi është punuar nga ‘Max Production’ dhe veshja nga Jona Muça.
Pse ke zgjedhur që këngët e tua të mbajnë gjithmonë firmën e Flori Mumajesit?
Kam një besim gjigant ndaj muzikalitetit të tij dhe ‘nuhatjes’ që ka mbi artin. Më kupton, dhe më sugjeron. Një bashkëpunëtor të tillë të gjithë do të donin ta kishin.
Ti vazhdon të jetosh në Itali, ku drejton dhe një emision në radio. Çfarë të jep Italia, që Shqipëria nuk ta jep dot?
Janë dy shtete që unë dua dhe që nga të dy plotësohem. Në Itali po shkollohem dhe meqë jeta ime është në këtë shtet dhe aktivitetet e tjera paralele do të jene po në të. Edhe radio është kështu. Po të isha në Shqipëri do të veproja njësoj. Kudo që të jem do të vazhdoj muzikën dhe gazetarinë, dy pasionet e mia të mëdha.
Ke menduar ndonjëherë të rikthehesh përfundimisht për të jetuar këtu?
Shqipëria është vendi im. Tani për tani jam vendosur jashtë Shqipërisë, por të ardhmes nuk i dihet kurrë!
Duke qenë pjesë e medias në të dyja vendet, nëse bëjmë një krahasim, çfarë ndryshimesh kanë? Çfarë i mungon botës mediatike në Shqipëri?
Do theksoja fillimisht gjërat e përbashkëta. Gazetat politike dhe ato rozë janë pothuajse njësoj. Për ndryshimet tek gazetat politike, edhe pse dihet se cilës partie i përket secila, punonjësit dhe lexuesit nuk dalin kaq hapur siç ndodh ndonjëherë në Shqipëri. Ndërsa sa i takon shtypit rozë dhe gazetave të kulturës në Itali, pyetjet që u drejtohen zakonisht artistëve janë shumë të menduara dhe të studiuara nga jeta e tij. Në Shqipëri shpesh herë artistët shqiptarë ankohen për këtë fakt, që në disa raste u drejtohen pyetje absurde, dhe këtë mund ta konfirmoj dhe personalisht.
Po në muzikë? Ç’mendim ke për nivelin e tregut muzikor shqiptar sot? I referohemi raportit sasi-cilësi...
Ka një zhvillim shumë të madh muzika shqiptare sidomos ajo modernë në të cilën jam pjesë dhe unë. Italia e ka arritur nivelin dhe standardin e prodhimit të muzikës dhe dihet çfarë pritet. Ndërsa në Shqipëri duke qenë se ka pasur një tranzicion goxha të gjatë, është normale që duhet akoma dhe pak kohë për të sistemuar tregun, ‘feedback-un’, shijen dhe në përgjithësi komplet sistemin muzikor. Megjithatë hapat janë shumë të mëdha dhe cilësore. Jam pozitive.
Nuk je një këngëtare “e rregullt” e muzikës live në clube. Pse?
Fakti që jetoj jashtë nuk më bën shumë prezente nëpër clube. Në Itali unë këndoj me bandë live çdo javë. Në Shqipëri kam aktivitete gjatë festave dhe në verë.
Trend në sytë e Evit....
Ajo që mbështetet me konfidencë në vetvete. Diçka me shije dhe moderne.
A të duken trendy thonjtë e gjatë fallco, më gurë, xixa e ngjyra? Xixat dhe gurët nëpër thonj nuk i pëlqej aspak. Preferoj, edhe sikur fallco, ato me ngjyrë natyrale dhe gjatësi normale e jo kilometrike, gjë që më bezdis kur e shoh e jo më ta kem nëpër duar.
Po fryrja e buzëve me silikon?
Nëse për dikë është e nevojshme dhe ka një rezultat të bukur, pse jo?!
Po zgjatja e flokëve?
Varet sa zgjaten dhe sa fallco janë ato (qesh).
Cilat janë ngjyrat që preferon në verë?
Blunë, jeshilen dhe rozën.
Zakonisht preferon taka apo këpucë të sheshta?
Gjithë vitin jam me të sheshta. Në Shqipëri shfrytëzoj më shumë takat. Më pëlqejnë që të dyja.
Fustan apo pantallona?
Të dyja. Mjafton të jem komode.
Një birrë apo një kokteil analkoolik?
Birrën nuk e pi, çështje shijesh. Ndërsa kokteilin alkoolik edhe analkoolik e pi gjithashtu.
Një natë në pub, apo festë në shtëpi?
Në verë është më mirë jashtë, në pub. Dimri është me ideal për festa në shtëpi me shoqërinë.
Muzikë moderne apo tallava?
Muzikë moderne!
Elvana Gjata apo Flori Mumajesi?
(qesh) Florin e kam si vëlla, Elvanën e kam shumë shoqe dhe të dy i dua shumë!
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)