Aksident në Memaliaj- Përplasen dy makina, humb jetën fëmija 7 vjeç, 4 të plagosur

Një i mitur 7 vjeç ka humbur jetën në Memaliaj si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin rrugorë Tepelenë-Krahas, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, rreth orës 14:30. Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital i mituri, djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/