E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Milot nje i vdekur

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor, të ndodhur mëngjesin e së premtes në urën e Matit, në Milot.

Burime policore bëjnë me dije se një mjet më targa te Laçit është përplasur me një automjet me targa italiane, duke sjellë si pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Nga hetimet paraprake policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe shpjetësisë së madhe me të cilën udhëtonin mjetet.

Ndërkohë dyshohet edhe për një parakalim të gabuar. Forcat e policisë së Qarkut të Lezhës po merren me procedurat e nevojshme të ekspertizës dhe këqyrjes së vendit të aksidentit, të cilat do të zbardhin rrethanat e aksidentit.
Aksidente rrugore
Laprakë, aksidentohet mjeti i udhëtarëve
60-vjecari i paidentifikuar në morg
Aksident në Pogradec, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›