E Shtunë, 31 Tetor 2026

I palexuar

Kujtese/ Poetika e Nolit ne 130-vjetorin e lindjes Mitrush Kuteli dhe Arshi Pipa dhane per kete autor mendime diametralisht te ndryshme i pari zbuloi dhe zbertheu bindshem origjinalitetin e tij te vecante ndersa i dyti qe e vlereson si perkthyes nuk e pranon si poet. Gjate diktatures poezise se Nolit iu dha nje interpretim kryesisht politik dhe mjaft subjektiv ndonese nuk iu mohua origjinaliteti. Ne njezetvjecarin e fundit jane shkruar mjaft artikuj per te dhe nje monografi me mjaft vlera nga studiuesi Nasho Jorgaqi por forma e poezise se Nolit eshte nje miniere e pasur ende shume larg shterimit. Shekulli i njezetenjete duhet ti beje me ne fund nje lexim objektiv ketij autori...

Vepra krijuese e Fan Nolit i ngjan nje xhevahiri shumefaqesh me ngjyra e drita te ndryshme nga te cilat poezia shkelqen me drite te vecante. Megjithate numri i poezive te shkruara nga Noli ne hapesiren e jetes se tij te gjate ndash reale dhe krijuese ndash eshte i pakte.

Madje studiuesi Elsie me te drejte pohon se eshte per te ardhur keq qe Fan Noli dhe Faik Konica keta dy stiliste me te medhenj te gjuhes moderne shqipe... ti kene kushtuar kaq pak energji krijimtarise letrare.

Per me teper te gjitha vjershat e Nolit i takojne llojit te shkurter. Noli se arriti kurre poemen qe ne pergjithesi ka qene e parapelqyer qofte nga pararendesit qofte nga bashkekohesit e pasardhesit e tij. Pak lirika pra po qe spikasin per origjinalitet kane vulen e vecante te personalitetit nolian.

Problematika e ketyre poezive eshte politike dhe ne disa raste edhe sociale. Vetem tre jane me frymezim erotik dhe te trajtuar jo ne rrafsh lirik po nepermjet prizmit humoristik vetem njera mund te quhet filozofike ndonese mesazhi filozofik tek ajo eshte i pandare nga mesazhi social Tallja perpara kryqit.

Midis lirikave te Nolit nuk gjejme as edhe nje lirike peizazhi gje qe e dallon nga shumica e poeteve shqiptare te dashuruar me natyren edhe nga ata me te angazhuarit politikisht dhe ne plan shoqeror si Naimi Mjeda Migjeni.

Megjithate problematika e poezise se Nolit edhe pse jo e shumellojshme dallon per thellesine e mesazhit dhe forma per nje persosmeri te vecante stilistike dhe metrike. Ne kete poezi ndeshim nje galeri te tere personazhesh apo me saktesisht tipash udheheqesi popullor luftetari despoti gjakatar oportunisti aventurieri politik renegati i pavendosuri.

Noli shkrin ne poezine e vet vecorite e fushave te tjera krijuese. Duke qene politikan i dha karakter politik si prift i dha motive biblike si orator oratorine si kompozitor muzikalitetin.

Kjo vecori e fundit i ka falur poezise se Nolit nje aureole te magjishme. Ai zbuloi muzikalitetin e ashpersise ne gjuhen shqipe si Lasgushi muzikalitetin e embelsise te kesaj gjuhe qe mjeshter i formes dhe per kete shkak shume i veshtire per tu perkthyer ne mos i paperkthyeshem.

Eumlshte e cuditshme si nje poet aq i angazhuar qe e coi ne skajshmeri karakterin qellimor i cili e dalloi perhere letersine shqiptare eshte quajtur si themelues i lirikes politike ne kete letersi te tregoje nje kujdes aq te madh per levrimin e formes duke kombinuar ne menyre aq te mrekullueshme mjetet shprehese si figuracionin dhe metriken Noli ka madje nje varg te vetin trembedhjeterrokeshin si Naimi gjashtembedhjeterrokeshin duke krijuar nje shumellojshmeri neologjizmash.

Dihet se poezia e angazhuar politike i ngjan nje shkembi duke u perplasur me te cilin talentet mediokre thyhen ndersa talentet e medha e hedhin ne ere me forcen e energjise se tyre dinamike.

Kur kjo problematike misherohet ne formen artistike i duhet te ndeshet me dy rreziqe me ate te racionalizmit dhe me ate te retorikes se zbrazet. Poezia e Nolit eshte padyshim retorike po me nje retorike te cilter. Eumlshte poezi mendimi po jo racionaliste as e sforcuar shkrin thellesine e mendimit me fuqine e ndjenjes tablote e gjalla te realitetit dhe portretet e goditura te personazheve.

Poezia e Nolit eshte poezi e castit se u shkrua ne momente te caktuara historike eshte aktuale ne kuptimin e ngushte te fjales eshte thellesisht autobiografike po kjo se pengon te kaperceje me bukurine e saj caqet e kohes dhe te vendit eshte thellesisht shqiptare me portretet e njerezve shqiptare qe jep me koloritin e gjuhes po eshte njekohesisht moderne dhe evropiane me prirjen cmitizuese dhe me kultin e fjales. Kjo poezi trajton edhe probleme te medha ekzistenciale si liria pergjegjesia pushteti thelbi njerezor.

Ne poezine e Nolit shkrihen patosi heroik patosi tragjik patosi romantik dhe patosi satirik. Eumlshte ne thelb nje poezi realiste qe ka trasheguar dicka nga energjia romantike dhe per te cilen nuk eshte i huaj kulti i se ardhmes.

Eumlshte nje poezi lirike epike dramatike satirike. Ka nje koncizitet te jashtezakonshem keshtu qe mund te pasqyroje me pak vargje nje periudhe te tere historike madje shekuj historie. Cikli i poezive me motive biblike pasqyron revolucionin e 1924-s kurse poezia Himni i Flamurit na jep me gjashte strofa katershe tere historine e Shqiperise dhe vjersha me dhjete strofa Tallja para kryqit pasqyron tere historine e krishterimit.

Poezia e Nolit qe dallohet per karakterin e vet shperthyes i ngjan nje shperthimi vullkanik vecse poeti duke perdorur me kujdes punen e limes dinte ti jepte forme llaves te disiplinonte kaosin e mendimeve dhe te ndjenjave. Si gjithe njerezit e medhenj Noli u lavderua u himnizua u kritikua ashper u kuptua dhe u keqkuptua. Eumlshte interesant qe dy figura te shquara te kultures shqiptare si Mitrush Kuteli dhe Arshi Pipa dhane per kete autor mendime diametralisht te ndryshme i pari zbuloi dhe zbertheu bindshem origjinalitetin e tij te vecante ndersa i dyti qe e vlereson si perkthyes nuk e pranon si poet. Gjate diktatures poezise se Nolit iu dha nje interpretim kryesisht politik dhe mjaft subjektiv ndonese nuk iu mohua origjinaliteti.

Ne njezetvjecarin e fundit jane shkruar mjaft artikuj per te dhe nje monografi me mjaft vlera nga studiuesi Nasho Jorgaqi por forma e poezise se Nolit eshte nje miniere e pasur ende shume larg shterimit. Shekulli i njezetenjete duhet ti beje me ne fund nje lexim objektiv ketij autori ne nje nga aspektet e tij me te vecanta botes se poezise se tij pa ekzaltime dhe pa kritika nihiliste duke gjetur celesin qe do te lejoje te depertoje ne poetiken e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›