Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje një 23-vjeçar
Peqin- Si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në zonën e Peqinit ka humbur jetën një 23-vjeçar.
Mësohet se ai është Vladimir Alsina, nga fshatrat e Peqinit, i cili ka qenë duke ecur në rrugë me një korrëse bari, por është përplasur nga një automjet.
Mësohet se makina ishte me targa të huaja dhe drejtohej nga Enver Gjini, i cili është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se cili ka qenë shkaku i aksidentit.