E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillojnë në Uashington bisedimet e paqes izraelite dhe palestineze

botaLindje e Mesme- Bisedimet e paqes të Lindjes së Mesme kanë rifilluar pasi negociatorët izraelitë dhe palestinezë darkuan në Washington DC me Sekretarin e Shtetit John Kerry.

Zoti Kerry tha se ishte një moment “shumë, shumë i veçantë”, pasi ata thyen agjërimin tradicional mysliman për Ramazanin.

Më parë, Presidenti amerikan Barak Obama mirëpriti diskutimet, por paralajmëroi se “zgjedhje të vështira” vinë përpara.

Bisedimet rifilluan pas tre vitesh pasi Izraeli miratoi lirimin e më shumë se 100 të burgosurve palestinezë.

Në pesë muajt e fundit, zoti Kerry ka bërë gjashtë vizita zyrtare në Lindjen e Mesme në një përpjekje për të rifilluar negociatat.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›