E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Pogradec, “Volkswagen”-i përplaset me “Benzi”-in, pesë persona përfundojnë në spital

Aksident në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00. Automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.

Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›