E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kishin përshtatur makinën për transport droge, shqiptarit iu gjetën 10 kg kokainë, detaji që e “nxorri zbuluar” para efektivëve

Policia e Zvicrës ja sekuestruar dje dhjetë kilogramë kokainë u kapën në një makinë pasagjerësh gjatë kontrollit të automjetit në autostradën A3.

Pak pas orës 11:00, një patrullë e policisë rrugore në A3 vuri re një makinë me targa gjermane që lëvizte në mënyrë shumë të pasigurt në drejtim të Zyrihut në Zvicër. Mjeti është shoqëruar në zonën e pushimit Gerenau për kontroll.

Gjatë kontrollit u forcua dyshimi se tek shoferi apo mjeti diçka nuk shkonte. Një qen nuhatës droge tregoi interes të madh për tastierën qendrore të makinës, ku u thirrën specialistë të automjeteve nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare. Demontimi i pjesës së brendshme të automjetit zbuloi përfundimisht një zgavër në të cilën ishin fshehur 10 kilogramë kokainë. Shoferi, 52-vjeçari shqiptar, banues në Gjermani, u arrestua dhe u dërgua në Prokurorinë Publike përkatëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›