Aksident në Pogradec, makina bie në liqen, humb jetën shoferi

Një 34-vjeçar ka humbur jetën në Pogradec, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm (10 korrik) në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ku automjeti që drejtohej nga 34-vjeçari me inicialet A. B., dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Për pasojë, 34-vjeçari humbi jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/rtsh.al/