Lavrov dhe Rubio pritet të takohen sot në Malajzi në kuadër të takimeve të ASEAN

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të takohet me homologun e tij rus në Malajzi të enjten, pasi Moska nisi sulmin e saj të dytë të madh ndaj Ukrainës brenda po aq ditësh.
Ministria e Jashtme ruse konfirmoi sot se po përgatitet një takim mes ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në kuadër të aktiviteteve të ASEAN në Malajzi.
Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se në agjendën e Rubio-s është planifikuar një takim me Lavrovin në orën 18:00 me orën lokale.
Vizita e parë e Rubios në Azi si sekretar shteti vjen gjithashtu në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përshkallëzon luftën e tij tregtare, duke kërcënuar më shumë se 20 vende me tarifa ndëshkuese.
Diplomati më i lartë amerikan do të takohet me Sergei Lavrov në margjinat e një takimi të ministrave të jashtëm nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore në Kuala Lumpur, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Ky takim vjen në një moment tensioni të lartë mes dy vendeve, me çështje të nxehta ndërkombëtare në tryezë, përfshirë situatën në Ukrainë dhe konkurrencën strategjike në rajonin e Azisë-Paqësorit.
/rtsh.al/