Aksident ne Pogradec, vdes 50-vjeçarja

Viktima nga aksidentet edhe ne ditën e ndërrimit te viteve. Një 50-vjeçare nga fshati Udenisht i Pogradecit është goditur nga një makine, teksa po kalonte rrugën se bashku me nipin e saj 4-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e 31 dhjetorit, ne aksin Pogradec-Qafe-Thane. Si pasoje e goditjes, Flutura Halla ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa fëmija 4-vjeçar është dërguar ne gjendje te rende ne Tirane. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, Ruzhdi Selfo, po ecte me shpejtësi tej normave te lejuara. Autori i ngjarjes është ndaluar nga policia.
Shpërndaje