E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gardh gjembash në kufirin Turqi-Greqi

Kufiri mes Greqisë dhe Turqisë ne lumin Evro do te rrethohet me një gardh gjembash për te eliminuar fluksin e emirateve ilegale drejt shtetit helen. Lajmi është njoftuar nga mediat vendase te cilat i referohen një deklarate te ministrit për Mbrojtjen e Qytetarit, Papoutsis. Burime zyrtare njoftojnë se mbi gardhin me gjemba i cili do te jete mbi 12 km i gjate do te ketë edhe kamera termale dhe sisteme alarmi ne mënyrë qe te evidentohen te gjithë emigrantet te cilët i afrohen ilegalisht kufirit. Kjo mase sipas Papoutsis është një strategji e hartuar mes policisë greke dhe trupave speciale te BE-se për ruajtjen e kufijve. Frontex mbërriti ne Greqi, pas shqetësimit qe kjo e fundit ngriti ne strukturat e sigurisë ne Bruksel. Sipas mediave vendase te pakte 250 vete kalonin çdo dite kufirin Greqi-Turqi përmes lumit Evro.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›