E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në “Rrugën e Arbrit”- Makina përfundon në lumë, plagosen dy të rinj

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën e Arbrit ku një automjet ka dalë nga aksi duke përfunduar në lumë.

Sipas informacioneve paraprake, brenda automjetit të aksidentuar ndodheshin dy të rinj, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkaq, të plagosurit janë 22-vjeçari me iniciale J. Gj., nga Bulqiza, dhe i riu me iniciale Sh. D.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit, ndërsa mjeti mësohet se po lëvizte në drejtim të Tiranës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›