E Martë, 3 Nëntor 2026

Nis viti i ri shkollor në “Shën Jozefi Punëtor”, Manja: Nga 1 janari 2025-ës do financohet nga buxheti i shtetit

Nis viti i ri shkollor në shkollën “Shën Jozefi Punëtor”.  Shkolla e mesme profesionale në Rrëshen ka tejkaluar kapacitetin e saj duke mirëpritur 157 nxënës të rinj.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se nga 1 janari i 2025-ës, kjo shkollë do të financohet nga buxheti i shtetit, por do të ruajë të njëjtin staf dhe menaxhim në bashkëpunim me dioqezën katolike.

Ministri ka shpalosur dhe objektivin për hapjen e një konvikti modern me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit.

“Me përvojën 20-vjeçare dhe reputacionin e shkëlqyer, shkolla e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen ka mirëpritur 157 nxënës të rinj nga e gjithë Shqipëria 🇦🇱, duke tejkaluar kapacitetin e saj! Kombinimi i dijes me praktikën në këtë shkollë model ka përgatitur me sukses 450 të rinj për tregun e punës!

Nga 1 janari 2025, shkolla do të financohet nga buxheti i shtetit, por do të ruajë të njëjtin staf dhe menaxhim në bashkëpunim me dioqezën katolike. Objektivi ynë i radhës? Një konvikt modern për të përmirësuar cilësinë e arsimit”, shkruan Manja në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›