Aksident në Rrugën e Elbasanit, makina godet 63-vjeçarin me biçikletë dhe këmbësoren18-vjeçare

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave, një kalimtare dhe një 63-vjeçar me biçikletë, ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Policia e Tiranës në një njoftim për shtyp bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20 në Rrugën e Elbasanit.
“Shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pasi u përplas me biçikletën dhe këmbësore, makina u përplas më pas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).
Dy personat e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor ka shkruar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit. /m.m/j.p/