E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Rrugën e Kombit/ Disa persona të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Kombit pranë Rrëshenit.

Dy automjete janë përplasur mes tyre, e për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Dy prej të plagosurve mbetën të bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ti nxjerrë.

Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›