E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Sarandë–Ksamil, makina përplaset me motorin, 2 viktima dhe 2 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Sarandë–Ksamil.

Policia bën me dije se rreth orës 03:00, një automjet tip “Mercedes Benz” nën drejtimin e një 17-vjeçari është përplasur me një motomjet “Honda” e për pasojë një 24-vjeçar italian dhe një person ende i paidentifikuar kanë humbur jetën.

Viktimat po udhëtonin me motomjet në vendin e quajtur “Hidrovor”, ndërsa drejtuesi i automjetit së bashku me pasagjerin e tij ndodhen në spital.

“Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet,” njofton policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›