E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Tiranë-Durrës, një i plagosur

Nga burime në vendin e ngjarjes mësohet se një veturë tip Volksvagen me targa TR 0292 është përplasur me një trajner.

Si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i veturës dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.

Hetimet paraprake bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën ecte Volksvageni.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes është rënduar së tepërmi trafiku në këtë aks rrugor dhe po punohet për normalizimin e tij.
/Start/

                                                                                             2011-07-11 19:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›