E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, plagosin me thikë mjekun, në pranga autorët

Një 32 vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë orëve të mbrëmjes në Pogradec, ndërsa shumë shpejtë janë vënë në pranga dhe autorët e këtij akti të rëndë. Burime zyrtare të policisë, sqarojnë se ngjarja ka ndodhur për motive banale, ku dy persona të së njëjtës familje, kanë goditur me thikë një mjek, në grindje e sipër.

Tashmë uniformat blu kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasve Johan dhe Kristi Kolvani, pasi kanë goditur 32-vjeçarin Pero Binishi.

I plagosuri tashmë ndodhet i shtruar në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›