E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Tiranë, autobusi përplaset me makinën

Një autobus i linjës Teg-Kopshti Zoologjik është përplasur me një makinë pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të nënkalimit te kopshti Zoologjik.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus aksidenti ka shkaktuar kaos në trafik.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit .

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›