E Martë, 3 Nëntor 2026

Trafiku drogës në Tiranë, AMP: Arrestohet 27 vjeçari, procedohet nënkomisari në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë 27-vjeçarin W.H., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, si edhe ka proceduar në gjendje të lirë punonjësin e policisë nënkomisar H.P., me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.

Procedimi penal në ngarkim të tyre ka nisur pasi në datë 15 janar, rreth orës 19:30, shtetasi W.H., me kombësi siriane e shtetësi shqiptare, me precedentë të mëparshëm kriminal, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë duke qarkulluar me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë H.P., e gjatë kontrollit personal iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe rolin e punonjësit të policisë H.P.

Më herët burime për RTSH-në, bën me dije se nisjen e hetimeve nga AMP dhe faktin se shtetasi sirian ka përfshirë në skemën e shpërndarjes të lëndëve narkotike edhe efektivë të policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›