Aksident në Tiranë, automjeti përplas kalimtarin
Një person ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti rrugor në Tiranë. Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Zogut të Zi, ku një automjet ka përplasur një kalimtar,ndërsa ky i fundit po kalonte rrugën.
Për pasojë kalimtari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është plagosur. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.
Forca të policisë së kryueqytetit kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.