Aksident ne Tirane dy persona humben jeten
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Rinas-Kthesa e Kasharit. Një automjet tip Benz me targa TR 33 31 K,i cili vinte nga Kthesa e Kasharit drejt Rinasit është përplasur me një automjet tip Corveti me targa amerikane.
Si paosjë e përplasjes ka mbetur i vdekur Altin Bara, 27 vjeç që ndodhej në automjetin tip benz, ndërkohë që është plagosur personi që ndodhej në automjetin tjetër tip Corveti, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe sipas burimeve nga ky spital mësohet se i plagosuri, Bledi Smaja, 30 vjeç ndodhet në koma në gjendje kritike për jetën.
Viktima është nxjerrë 90 minuta pas aksidentit, për shkak të shtypjes së makinës. Për nxjerrjen e viktimës u angazhuan shërbime të policisë, shërbime të zjarrfikëses, RENEA dhe forcat speciale.
Sipas policisë nga hetimet paraprake hetimore të kryera nga ekspertët e policisë rrugore në vendngjarje dyshohet se shkak për aksidentin të ketë qenë parakalimi i gabuar i mjetit tip korvet drejtuar nga Smaja, i cili po lëvizte në këtë aks rrugor me drejtim Rinas-Kashar.
Për pasojë ka goditur mjetin tip benz që po lëvizte në korsinë e tij në drejtimin Kashar-Rinas.