E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Vermosh, një i plagosur

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë të premte në Shqipëri. Në aksin Hani i Hotit-Vermosh automjeti me drejtues shtetasin L. S. është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin P. P.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Rreth orës 20:15, në aksin rrugor “Hani i Hotit–Vermosh”, automjeti me drejtues shtetasin L. S. është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin P. P.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›