E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Vorë/ Përplasen dy makina, plagoset oficerja e policisë rrugore

Një punonjëse e policiae rrugore ka mbetur e plagosur në krye të detyrës pas një aksidenti që ndodhi paraditen e të mërkurës në Vorë.

Dy automjete u përplasen me njëri-tjetrin e për pasojë një prej tyre përplasi me efektiven Arta Shurbi, e cila ndodhej në afërsi të vendit të aksidentit.

Automjeti e hodhi disa metra tej policen, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në trup.

Menjëherë ajo u dërgua në Spitalin e Traumës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i njërit prej mjeteve që u përfshinë në aksident dhe goditi efektiven është shtetas i huaj, që kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Ky nuk është aksidenti i parë i ku Arta Shurbi mbetet e plagosur. Ajo u përplas nga një kamion në afërsi të kthesës së Kamzës në vitin 2021, ndërkohë që ndodhej në krye të detyrës po pësoi vetëm dëmtime të lehta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›