U përplas nga makina në Vorë/ Efektivja e rrugores është goditur edhe në 2021-shin nga një kamion (EMRI)

Arta Shurbi është efektivja që u plagos në Vorë nga përplasja e dy automjeteve mëngjesin e kësaj të mërkure.
Shurbi, e cila shërbente si oficere e policisë rrugore ishte me shërbim në vendin ku ndodhi aksidenti.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se efektivja është përplasur edhe në vitin 2021 tek Kthesa e Kamzës nga një kamion.
Ajo aktualisht ndodhet tek spitali i Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.