E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Fier-Mallakastër, tre persona të plagosur

Një aksident automobilistik me tre të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor dytësor që lidh Fierin me Mallakastrën, në vendin e quajtur Kthesa e Krapsit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga një grua, është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, që drejtohej nga një djalë i ri.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa pritet mbërritja e grupit të ekspertëve për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, patrullat e Policisë po marrin masa për menaxhimin e trafikut dhe normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›