E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vite burg për Thaçin, mbrojtja kërkon pafajësi

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Hagës ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të akuzuarve Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, vijon sot në orën 10:30 me përgjigjet dhe komentet e palëve mbi deklaratat përfundimtare lidhur me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 6 vjet burgim për Hashim Thaçin, ndërsa për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun ka kërkuar nga 3 vjet burgim për secilin. Për Hajredin Kuçin, Prokuroria ka kërkuar 9 muaj burgim.

Ekipet mbrojtëse i kanë kundërshtuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë dhe i kanë kërkuar trupit gjykues shpalljen e pafajësisë për të gjithë të akuzuarit.

Gjatë parashtrimeve përfundimtare, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, argumentoi se provat e Prokurorisë janë të pabazuara dhe se nuk ka ekzistuar asnjë grup apo strukturë e organizuar me synim pengimin e drejtësisë.

Mbrojtja ka argumentuar gjithashtu se akuzat ndaj ish-presidentit lidhen vetëm me pretendime për “tentativë ndërhyrjeje” dhe jo me kryerjen e konsoliduar të ndonjë vepre penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›