Aksident në aksin Fier-Patos- Makina përplaset me autobuzin, dëmtohet drejtuesi i Benzi-it
Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Fier-Patos. Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran, është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar K. Sh. drejtuesi i Benzi-t, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/rtsh.al/