Moti-Dita e sotme me diell dhe vranësira

Fillimi i javës në vendin tonë moti do të jetë me diell në pjesën e pare të ditës, ndërsa pasdite presim shtim të vranësirave.
Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -2/7°C
– Zonat e ulëta 3/15°C
– Zonat bregdetare 6/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari