Aksident në aksin Karbunarë-Lushnjë, humb jetën 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Lushnjë këtë të premte (19 korrik) si pasojë e një aksidenti.
Policia njofton se aksidenti u regjistrua në aksin “Karbunarë-Lushnjë”, ku një motor me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç. Fatkeqësisht përplasja rezultoi fatale për 50-vjeçarin.
61-vjeçari ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/