E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, shoferi i makinës godet një këmbësore dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Korçë-Bilisht, ku një shofer ende i paidentifikuar ka aksidentuar një grua që po lëvizte në këtë rrugë.

Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi pa i ofruar ndihmë të aksidentuarës.

Gruaja është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Strukturat policore po përdorin kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e kalimtarëve për të kapur autorin e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›