E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë! 15 të shoqëruar

Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë zhvilluar një operacion gjatë natës, të shtrirë në qytetet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës.

Sipas burimeve, rreth 15 persona janë shoqëruar ndërsa akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Të gjithë personat janë transportuar me furgonë policie drejt Vlorës, ku po merren në pyetje.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›