E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën drejtuesi i automjetit

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Pogradec, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Një pasagjer ka mbetur i lënduar. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›