E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, një viktimë/ Makina përplaset me biçikletën, plagoset rëndë polici

Aksident nē hyrje të Korçës, humb jetën drejtuesi i motoçikletës, plagoset punonjësi i Policisë.

Aksidenti ndodhi këtë mengjes në afërsi të fshatit Çiflig.

Sipas të dhënave paraprake, një punonjës i Policisë së Qarkullimit, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin, është përfshirë në një aksident me mjetin e tij, duke u përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, një 60-vjeçar, ka humbur jetën.

Ndërkohë, punonjësi i Policisë është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet në Reanimacion.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›