E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen dy makina, lëndohet një person

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë njëri nga drejtuesit ka mbetur i lënduar.

Burime pranë spitalit rajonal të Korçës bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit po merr mjekimin e duhur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›