Aksident në aksin Levan – Tepelenë, përplasen dy automjete, tre të lënduar dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin nacional Levan – Tepelenë, duke lënë të lënduar tre persona.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Poçemit, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje me njëra-tjetrën. Si pasojë e goditjes, kanë mbetur të lënduar tre pasagjerë që udhëtonin në mjetet e përfshira në aksident.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake nga bluzat e bardha, të dy personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahen nën monitorim.
“Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
/rtsh.al/