E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, plagosen nënë e bijë

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit.

Një automjet tip “Audi” dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë, duke u përplasur me murin mbrojtës.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy persona, nëna dhe vajza e saj.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›